Këngëtaret dominojnë listën e femrave më të ndjekura në Twitter. Ato zënë deri në tetë vende në mesin e dhjetë të parave. Në krye është Rihanna, e cila numëron 108.3 milionë ndjekës në rrjetin e njohur social.

Marketing

Gjithashtu, sipas të dhënave të disponueshme në faqen e analitikës së mediave sociale “Social Blade”, profili i këngëtares 35-vjeçare në Twitter është i katërti më i ndjekuri në botë.

Përveç Rihanna-s, shumë gra të tjera të famshme kanë miliona ndjekës në Twitter. Mes tyre edhe Selena Gomez, e cila së fundmi u bë gruaja e parë e ndjekur nga më shumë se 400 milionë përdorues në Instagram.

Ja cilat janë 10 gratë e famshme me më shumë ndjekës në Twitter:

Rihanna – 108,3 milionë

Katy Perry – 108,2 milionë

Taylor Swift – 92.5 milionë

Lady Gaga – 84.6 milionë

Ellen DeGeneres – 76.2 milionë

Kim Kardashian – 75.1 milionë

Selena Gomez – 67 milionë

Britney Spears – 55.8 milionë

Shakira – 53.9 milionë

Demi Lovato – 53.6 milionë.

Marketing