Artistët shqiptarë janë mjaftë të ndjekur në rrjetet sociale. Kësaj liste tashmë i prinë këngëtarja, Dhurata Dora, me mbi 2.4 milionë ndjekës.

Marketing

Listën e 10-të artistëve shqiptarë e fillojmë me këngëtaren, Dhurata Dora e cila i prinë me mbi 2.4 milionë ndjekës.

Enca Haxhia me mbi 2.3 milionë ndjekës, e që tani ka arritur në mbi 2.4 milion, kështu duke grumbulluar mbi 100 mijë ndjekës për një kohë të shkurtër.

Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit e saj. Luana po ashtu si vitin e kaluar numëron mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ledri Vulën pas suksesit që kishte kënga e kaluar në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Butrint Imerin. Kida njësoi si artistët e tjerë ka arritur të rris numrin e ndjekëseve kështu tani duke numëruar mbi 1.8 milionë ndjekës në “Instagram”.

Ndërsa, nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, i cili numëron mbi 1.8 milionë ndjekës.

Theksojmë se në këtë listë nuk janë të përfshira artistët shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 80 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekës, Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës e Ava Max me mbi 2.6 milionë ndjekës./albora.ch/

Marketing