TikTok ka zbuluar 10 të famshmit dhe artistët me më shumë shikime për video në vitin 2022.

Marketing

Lista përmban shumë nga yjet tanë të preferuar – me numrin një që është një nga mbretëreshat absolute të TikTok! Bëhet fjalë për Lizzo, e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.

Pjesë e listës janë gjithashtu shumë artistë të tjerë si Billie Ellish, e cila edhe pse nuk është shumë aktive në rrjetin social, numëron miliona shikime në videot e saj. Gjithashtu nuk kishte si të mungonte Doja Cat, me videot e saj virale, dhe Selena Gomez. Kjo e fundit ka qenë mjaft aktive në profilin e saj, ku ka shkaktuar edhe polemika.

Kujtojmë këtu që në një video që kishte publikuar për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, u konsiderua nga ndjekësit dhe fansat e saj si një tallje dhe ironizim ndaj Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin Bieber. Selena Gomez më pas vendosi ta fshijë videon nga profili i saj, duke sqaruar se nuk ka qenë qëllimi i saj të ironizojë apo tallë askënd.

RENDITJA:

  1. Meghan Trainor
  2. Billie Eilish
  3. Young Gravy
  4. Nessa Barrett
  5. Selena Gomez
  6. Doja Cat
  7. Charlie Puth
  8. Bad Bunny
  9. Bella Poarch
  10. Lizzo
Marketing