Pas vizitës së Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër në Parlamentin Zvicëran, kryesuar nga deputetja Jeta Statovci, disa deputetë të Zvicrës kanë kërkuar nga presidenti i këtij shteti, Ignazio Cassis, që të përkrahë Kosovën në kërkesën e saj për pranim në Këshill të Evropës.

Marketing

Deputetët si anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë Zvicër-Kosovë, kanë kujtuar se Zvicra është ndër shtetet e para që publikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Më 3 mars, 2022, Parlamenti i Republikës së Kosovës kaloi një rezolutë duke kërkuar nga Qeveria të kërkojë pranimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Zvicra ishte ndër shtetet e para që e ka njohur publikisht pavarësinë e Kosovës. dhe Zvicra është anëtare e vlefshme e Këshillit të Evropës që nga viti 1963. Më 29 mars, grupi i miqësisë Zvicër-Kosovë kishte mundësinë të diskutonte çështjen me grupin simotër nga Kosova. Të gjitha palët, si në Qeveri ashtu edhe opozitë, qartë shprehën dëshirën që Zvicra ta përkrahë Kosovën të pranohet”, kanë thënë në letër 14 deputetët nënshkrues.

Tutje ata kanë thënë se janë të bindur se është koha e duhur që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës./albora.ch/

Marketing