Artistët Caroline Bachmann dhe Klodin Erb dhe inxhinierët e ndërtimit Jürg Conzett dhe Gianfranco Bronzini kanë fituar Çmimin e Madh Zviceran për Art/Prix Meret Oppenheim 2022.

Marketing

Çmimi, i cili vlen 40,000 CHF (43,000 dollarë), u është dhënë që nga viti 2001 artistëve, arkitektëve, kuratorëve dhe studiuesve “puna e të cilëve luajti rol kyç në rritjen e angazhimit me artin dhe arkitekturën dhe kanë nxitur dialogun kulturor në Zvicër dhe më gjerë”, thuhet në faqen e çmimit, ransmeton swissinfo.ch.

Zyra Federale e Kulturës (FOC) shpalli të enjten fituesit e këtij viti.

Piktorja autodidakt Caroline Bachmann jeton në Zvicër dhe Berlin. Veprat e saj “përshkruajnë natyrën në një mënyrë sintetike, që i jep asaj një formë të përjetësisë”, tha FOC-u.

Në “botët e saj ekspresive dhe fantastike”, artistja Klodin Erb “reagon ndaj mjediseve dhe situatave sociale dhe mediatike të së tashmes”. Piktura është mjeti i saj kryesor shprehës.

Inxhinierët Jürg Conzett dhe Gianfranco Bronzini dëshmojnë se arti i inxhinierisë është ende pjesë e kulturës së ndërtimit, sipas FOC-ut. Conzett dhe Bronzini drejtojnë një firmë projektimi ndërtimi në Chur. Ata kanë marrë disa çmime për punën e tyre, duke përfshirë çmimin Steel 2021 për urën e këmbësorëve dhe biçikletave Negrelli në stacionin e trenit të Cyrihut.

Fituesit do t’i marrin çmimet e tyre më 13 qershor në Bazel, në të njëjtën kohë me fituesit e Swiss Art Awards.

Marketing