Policia e Savonës ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge.

Marketing

Shqiptari përveç akuzës për trafik droge, ishte në kërkim dhe për lëndim trupor, vjedhje dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit në shtator 2020 në Kent të Anglisë.

Pasi kanë marrë një denoncim nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, hetuesit kanë rënë në gjurmë të të kërkuarit, me banim në Genova, por që në fakt jetonte në provincën e Savonës.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në një burg në Xhenova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit.

Marketing