Drama nuk ka fund në Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë, pasi dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt, të dy vendet u tronditën sërish nga një tërmet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të hënën, duke shkaktuar 11 viktima dhe qindra të plagosur.

Marketing

Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

CNN Türk transmetoi pamjet që tregojnë një ekip shpëtimi duke u përpjekur të përdorin një shkallë për të hyrë në një ndërtesë ku njerëzit ishin bllokuar.

Ai shpjegoi se pasgoditja e madhe ndodhi teksa njerëzit kishin hyrë në shtëpitë e tyre, të cilat pësuan dëmtime në tërmetin e madh të 6 shkurtit, për të marrë disa nga gjërat e tyre.

Marketing