Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e saj të ri të premten në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Marketing

Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m good”.

Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të globit.

Në një postim që artistja me origjinë shqiptare e ka rishpërndarë me ndjekësit në InstaStory, tregohet se si vetëm brenda ditës interesimi për të dëgjuar këngën ka qenë shumë i madh.

Ky bashkëpunim i publikua pasi ditë më parë këngëtarja e hiteve botërore publikoi një demo të këngës në TikTok, ku thoshte se ajo dhe David e kishin realizuar për shaka këtë demo shumë vite më parë.

Por më pas kërkesa e fansave për ta realizuar versionin e plotë ishte e madhe dhe dy artistët e famshëm vendosën që t’ua plotësojnë këtë dëshirë fansave të tyre.

Marketing