Tre ditë më parë policia zvicerane ka nisur hetimet ndaj një çifti zvicërian të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në shkallë të gjerë.

Marketing

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyve në Oberland të Cyrihut, u kapën rreth 2 kilogramë marijuanë dhe armë zjarri të shumta.

Hetimi i mëtejshëm çoi në një dhomë tjetër në pronësi të çifti, transmeton albora.ch.

Në këtë dhomë hetuesit gjetën rreth 120 kilogramë marijuanë gati për konsum, e paketuar në thasë plehrash, përmbante rreth 20 kilogramë hashash dhe rreth 60 pilula ekstazi.

Kjo sasi kap vlerën e 1.4 milionë frangave. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe do të përgjigjen në zyrën e prokurorit publik në Winterthur.

Marketing