Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga dhe akuzohen për pastrim parash dhe trafik droge.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët u arrestuan në Londër dhe Essex.

Atyre ju gjetën dhe sekuestruan 340 mijë paund dhe kokainë me vlerë 400 mijë paund.

Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç, u arrestuan nga oficerët në Cambridge Road North, Chiswick, pasi oficerët iu gjetën një çantë me rreth 100,000 paund. Në pronën e Dautit në Trotwood, Hainault u sekuestruan edhe 140,000 £ të tjera si dhe një përzierës për kokainë.

Florian Meshi, 22 vjeç akuzohet për trafik emigrantësh dhe trafik droge. Në pronën e tij u dhe furnizimit me drogë ndërsa kontrollonte.

Një kontroll në adresën e Meshit u krye ku oficerët arrestuan një person të katërt, Azem Gashi, 26 vjeç.

Ai akuzohet për trafik droge pasi në banesë ku u arrestua iu gjetën katër kilogramë kokainë me rreth 100 mijë paund.

Marketing