“Tubimi i Lirisë” nisi si një përgjigje e disa kamionistëve ndaj kërkesës për tu vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo është zgjeruar botërisht, raporton www.blick, përcjellë albora.ch.

Marketing

Një kolonë kamionistësh u pa teksa protestonin kundër vaksinimit të detyrueshëm për kamionistët që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët dhe mbështetësit e nismës kanë transmetuar një sërë ankesash.

“Tubimi i Lirisë” ose “Karvani i Lirisë” i organizuar me kamionë dhe automjete private, ku pati nisjen në British Colombia u përshkallëzua për në kryeqytetin kanadez.

Ndërkohë, policia po përgatitet për një fundjavë të paparashikueshme protestash.

Lëvizja ka bërë për vete shumë njerëz që kundërshtojnë të gjitha kufizimet pandemike dhe ata që duan që kryeministri Justin Trudeau të largohet, apo të tjerë që thjesht nuk e pëlqejnë qeverinë.

Përveç reagimit kundër certifikatës së vaksinës, ishte e paqartë se çfarë forme do të merrnin protestat./albora.ch/

Marketing