Ajsel e dashura e futbollistit Eros Grezda nuk është mjaftuar vetëm me mbiemrin “Grezda” tashmë në dokumente.

Marketing

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim edhe në profilin e saj në Instagram. Jo më Ajsel Abazi, por Ajsel Grezda duhet ta kërkoni modelen në rrjetin social nëse doni t’ju shfaqet profili i saj.

Ky veprim i saj erdhi pas një fotoje ku tregonte dorën e saj me një unazë në gishtin e martesës, duke konfirmuar kështu se ajo dhe futbollisti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Edhe vetë futbollisti natën e ndërrimit të viteve postoi një foto me partneren e tij ku krahas shkruante: ‘Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri’.

Kujtojmë që Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur Tolgahan. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me Oriola Marashin pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit.

Marketing