Rreth 500 emigrantë kanë kërkuar ndihmë për shpëtim nga një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot Alarm Phone në Itali.

Marketing

Thirrja erdhi pas rrezikut të mbytjes së varkës me emigrantë.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”.

Anija u largua nga Libia dhe është “në jug të Siçilisë” në zonën detare të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) të Italisë, shtoi Alarm Phone. Frontex nuk pranoi të komentojë menjëherë.

Alarmi vjen pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.

Megjithatë njoftimi nuk ndaloi flukset e emigrantëve, ku pothuajse 3,000 njerëz erdhën në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 për të gjithë marsin e vitit të kaluar. 

Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.

Marketing