Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar parlamentit italian me video-lidhje, transmeton albora.ch.

Marketing

Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, tha ai.

Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing