Vetëm ditën e djeshme, 650 emigrantë, të cilët kishin nisur nga Libia zbarkuan në Rocella Ionica të Kalabrisë. Sipas mediave italiane, refugjatët këtë herë kanë udhëtuar me një anije peshkimi 30 metra të gjatë dhe kanë arritur në brigjet e Italisë pa asnjë lloj ndihme.

Marketing

Këta janë vetëm meshkuj, të cilët vijnë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Siria, udhëtimi i tyre ka zgjatur pesë ditë dhe sipas mjekëve që i kanë ekzaminuar ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri italian i Infrastrukturës Matteo Salvini tha se “problemi janë kontrabandistët dhe pronarët e varkave të përdorura” dhe se Italia po arrin kulmin me mbërritjet e paligjshme të emigrantëve.

Sipas ministrit italian, “është e qartë se imigracioni nuk mund të përmirësohet nga organizata private, të cilat financohen nga vende të huaja”.

Marketing