Me sekretin rreth pronësisë së një superjahti prej 700 milionë dollarësh të ulur në një port italian, policia që punon për sekuestrimin e aseteve ruse po heton pretendimet se i përket Vladimir Putinit, transmeton albora.ch.

Marketing

Në qytetin bregdetar të Toskanit, Massa, qëndron “Scheherazade”, i cili është bërë befas jahti më famëkeq në Itali për shkak të spekulimeve se mund t’i përkasë Vladimir Putinit, shkruan thelocal.

Anija prej 140 metrash me vlerë rreth 700 milionë dollarë tani është objekt i një hetimi mbi pronësinë e saj nga policia financiare e Italisë, pasi Italia sekuestron asetet e oligarkëve të lidhur me regjimin rus.

Disa jahte luksoze që u përkasin oligarkëve janë konfiskuar tashmë nga Italia dhe vende të tjera në Evropë që kur Moska pushtoi Ukrainën muajin e kaluar. Sekuestrimi i ‘Scheherazade’, megjithatë, do të ishte më spektakolari nëse pronësia e saj do të gjurmohej tek presidenti rus.

Por së pari, policia do të duhet të zbulojë misterin se kush e zotëron atë në të vërtetë.

Për disa muaj, jahti ka qenë i parkuar për punë mirëmbajtjeje në kantierin detar të The Italian Sea Group, në Marina di Carrara, brenda qytetit bregdetar perëndimor të Massa, transmeton albora.ch.

I ndërtuar nga Lurssen e Gjermanisë në vitin 2020, jahti përmban dy platforma helikopterësh, një pishinë dhe një kinema, sipas faqes së internetit SuperYachtFan, e cila hulumton jahtet dhe pronarët e tyre.

Raportet e lajmeve thonë se jahti, i cili mban flamurin e Ishujve Kajman, është në pronësi të një kompanie të regjistruar në Ishujt Marshall.

Kapiteni i saj është britanik, por pjesa tjetër e ekuipazhit janë rus, sipas studiuesve në fondacionin kundër korrupsionit të disidentit rus Alexei Navalny, i cili të hënën postoi një video në YouTube duke ia atribuar jahtin Putinit.

Neë York Times ka raportuar se autoritetet amerikane kanë mbledhur prova që lidhin Putinin me anijen luksoze, e cila bëri dy udhëtime, në vitin 2020 dhe 2021, në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing