Italia ka paralajmëruar se miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse Rusia nuk zhbllokon portet e Ukrainës në Detin e Zi, shkruan BBC.

Marketing

“Bllokimi i eksporteve të drithërave do të thotë të mbash peng dhe të vrasësh miliona fëmijë, gra dhe burra,” tha ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pas një takimi që përfshinte vende të tjera të Mesdheut dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Di Maio shtoi se javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Fjalët e tij janë pasqyrimi i fundit i shqetësimit ndërkombëtar të shkaktuar nga paaftësia e Ukrainës për të eksportuar ushqime. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

Rusia nga ana tjetër ka mohuar se pushtimi i saj po shkakton një krizë globale ushqimore, me ministrin e jashtëm rus që tha se tani është përgjegjësia e Ukrainës për të çminuar ujërat rreth porteve të saj për t’i lënë anijet të lundrojnë të sigurta.

Marketing