Mund të kenë menduar se tashmë e kanë marrë mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe Bashkimit Europian për nismën e Ballkanit të Hapur, por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dëgjuan sot të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, teksa i këshillonte se çfarë duhej të bënin në mënyrë që këtë iniciativë ta bënin të suksesshme.

Marketing

SHBA-ja kërkon që Ballkani i Hapur t’i përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha në nivel të njëjtë. Escobar përmes një video-lidhje tregoi sot para nismëtarëve ‘kushtet’ që kjo iniciativë të bëhet e suksesshme, e që mund të jenë të vështira për t’u zbatuar, së paku nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Kur Escobar tha se mbështetja e SHBA-së për Ballkanin e Hapur bazohet në disa pika, dhe teksa nisi t’i rendisë ato, kamera i fokusoi një herë Ramën, Vuçiqin dhe Kovaçevskin. Dy të fundit dukej sikur po i dëgjonin si me huti fjalët e të dërguarit amerikan. Rama, ndërkaq, dukej se po e shihte telefonin.

Besojmë se nëse kjo iniciativë do të ketë sukses, duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për një integrim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë dhe këtu dëshiroj që të jap disa propozime”, tha Escobar.

Ai tha se kjo iniciativë është “e shkëlqyeshme, mahnitëse”, por shtoi se i ka disa propozime që ajo “të funksionojë në të ardhmen”.

Foto: Ekonomiaonline

Marketing