Roland Kulla, shtetas shqiptar me banim në Santa Croce Camerina, në provincën e Raguzës, është kapur në befasi nga policia teksa transportonte 8 kg drogë nga Salerno me një Mercedes të Klasit A.

Marketing

Policia i gjeti 5.8 kg hashash dhe 2 kg kokainë të fshehur  në pjesën e poshtë të makinës.

Kulla dyshohet se ishte transportues i përhershëm i sasive të mëdha të drogës, ndoshta për llogari të personave të tretë, shkruajnë mediet italiane.

Pas arrestimit, policia sekuestroi drogën dhe makinën e përdorur për transport

Marketing