Ish-kryeministri suedez, Stefan Lofven, është zgjedhur presidenti i ri i Partisë Socialiste Evropiane ose PES.

Marketing

PES është organizata ombrellë që bashkon 33 parti socialiste-demokratike nga i gjithë kontinenti evropian, shkruan Euronews.

Ai pason Sergej Stanishev të Bullgarisë, i cili ka mbajtur këtë pozitë që nga viti 2011. Lofven tha se qëllimi i tyre duhet të jetë të tregojnë vlerën e politikës pragmatike.

“Është për t’u treguar njerëzve se rruga e duhur përpara nuk është ekstremizmi, është politika praktike,” tha Löfven. “Dhe politika më e ndritur është gjithashtu ajo ku ne qëndrojmë së bashku. Është kur jemi të ndarë që jemi më të dobëtit dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron e djathta ekstreme”.

Lofven, i cili ishte kryeministër suedez nga viti 2014 deri në vitin 2021, u zgjedh i pakontestueshëm në kongresin e partisë në Berlin pasi Stanishev tha se nuk do të kërkonte një mandat të katërt.

Pjesë e këtij kongresi ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Marketing