Një grua ka zbuluar “fytyrën e saj të re” pasi iu nënshtrua 43 procedurave kozmetike për t’u dukur si një kukull Barbie.

Marketing

Dalia Naeem, 29 vjeç, e lindur në Bagdad, thuhet se ka shpenzuar mijëra dollarë për transformimin e saj tronditës për t’u dukur si personazhi ikonë.

Dalia zbuloi pamjen e saj të fundit përmes një videoje në rrjete sociale. Disa i komentuan ‘Zombie’, të tjerë ‘Devil Barbie’, por pati edhe nga ata që mbetën të magjepsur nga pamja dramatike e Dalias, dhe ajo tani ka më shumë se 996 mijë ndjekës në Instagram dhe 43 mijë e 900 të tjerë në TikTok, shkruan Dailymail.

Muajt e fundit, ylli i rrjeteve sociale mendohet se i është nënshtruar disa procedurave estetike, si mbushja e buzëve dhe një operacion për zmadhimin e gjoksit.

Dalia është një prezantuese dhe aktore e cila ka luajtur në shfaqje televizive në vendin e saj. Ajo jeton në distriktin Adhamiyah të kryeqytetit irakian.

Marketing