Marketing

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, që nga 6 prilli ka filluar të shfaqet edhe në kinematë e Zvicrës.

Gjeneva ka qenë qyteti i parë ku është shfaqur filmi i cili flet për histroinë e Fahrie Hotit nga Kursha e Madhe, ndërsa interesimi për të ka qenë jashtëzakonisht i madh, shkruan albora.ch.

Regjisorja Basholli është shprehur e lumtur me interesimin e shikuesve në Gjenevë për ta parë filmin “Zgjoi”.

“Premiera e filmit ne Gjeneve, salla plot, zemra plot!!!Falemnderit shume! Kenaqesi me taku shqiptare kudo qe udhetojme me film, me diskutu bashke e me ndi mbeshtetje e dashni!!!

Shihemi neser ne Lausanne!”, ka shkruar Basholli.

Filmi pritet të shfaqet sonte edhe në Lausanne ku do te jete prezente regjisorja Blerta Basholli per diskutim me publikun ne fund te filmit. /albora.ch

Marketing