Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia tashmë e ka “humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë dhe fuqia e saj është  zvogëluar, sipas The Guardian.

Marketing

Admirali Sir Tony Radakin tha se Rusisë po i mbaronin trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të ishte kurrë në gjendje të pushtonte të gjithë Ukrainën.

“Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë. Rusia nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës ”, tha Tony Radakin për PA Media në një intervistë të botuar të premten.

Oficeri më i lartë ushtarak i vendit tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte humbur 25% të forcave tokësore. Rusia tashmë ka humbur strategjikisht. NATO është më e fortë, Finlanda dhe Suedia po kërkojnë t’i bashkohen aleancës”, tha ai.

Rreth 50, 000 njerëz kanë vdekur ose janë plagosur, Rusia po dështon, tha ai.

Marketing