Vajza e Boris Johnson gjashtë javëshe është infektuar me Covid, raporton dailymail përcjellë albora.ch.
Downing Street njoftoi javën e kaluar se një anëtar i familjes së tij kishte rezultuar pozitiv me virusin dhe tani është mësuar se e infektuar është vajza e tij Romy.
Mësohet se vajza ka vuajtur shumë nga virusi javën e kaluar kur ajo ishte vetëm pesë javëshe por tani është duke u shëruar.
Johnson nuk u shfaq në publik për disa ditë pas njoftimit të javës së kaluar, duke u rishfaqur vetëm të martën kur dha një intervistë për Sky News në lidhje me zbulimet e ‘Partygate’ që përfshiu Qeverinë.
Ai u shfaq emocional dhe i dëshpëruar potencialisht i shpjeguar pjesërisht nga problemet në familjen e tij.
Romy Iris Charlotte Johnson lindi më 9 dhjetor në Spitalin e Kolegjit Universitar në Londër dhe jeton në banesën mbi Downing Street numër 11 me kryeministrin, nënën e saj Carrie, 33 vjeçe dhe fëmijën më të madh të çiftit, Wilfred, 20 muajsh.
Të enjten e kaluar Kryeministri anuloi një vizitë në Lancashire, me Downing Street duke thënë vetëm se ‘një anëtar i familjes ka rezultuar pozitiv me Covid’ pa identifikuar se kush./albora.ch/