Nga dje biblioteka e qytetit italian Quinto di Treviso është pasuruar më një fond të librave në gjuhën shqipe, shkruan Albora.ch.

Marketing

Këta titujt të librave janë nda nga biblioteka e shkollës shqipe të mësimit plotësues “Nëna Terezë” e cila tash e sa kohe funksionon në Quinto di Treviso te Italisë.

Ne këtë ceremoni, veprimtari, profesor Bajram Desku ka falënderuar autoritetet komunale, dhe ato arsimore, për ndarjen e hapësirës dhe këndin në gjuhën shqipe, duke veçuar rolin dhe kontributin e drejtoreshës se arsimit Kristina Veneziano, drejtoresha e Komunës Nadia Soligo , këshilltari Alessio Bettiol, si dhe biblotekistja Simonetta Zanier.

No description available.

Sipas Deskut, në mesin e këtyre librave prezantuam librin e prof.dr.Nysret Pllana “Terrori nga pushtuesi Serbë mbi Shqiptarët”, libri i prof. Peter Shtoka nga Kopri i Sllovenisë, ” Atllasi Istrian” , dokumente nga arkivat e qytetit të Koprit për historinë e Shqiptarëve, si dhe pikturën e Nënë Terezës, të pikturuar nga artisti i njohur Agron Bytyçi.

Në kuadër të inaugurimi, ishte edhe pjesëmarrja e disa nxënësve të shkollës shqipe, të shoqëruar nga mësuesja e shkollës Shkurte Zogaj, dhe prindërit e nxënësve.

No description available.

Ndërsa koreografi dhe valltari i njohur Muamer Murtezani, se bashku më nxënësit e shkollës shqipe të veshur në kostume kombëtare, performuan valle të krahinave të ndryshme shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe dy veprimtarët e dalluar, Hetem Zogaj i cili ia dhuroi një çifteli të punuar në miniaturë, si dhe Veli Sinani i dhuroi dy libra të shkruar nga shkrimtari Ramadan Rizani.

Albora.ch

No description available.
Marketing