Një burrë i cili u rrëmbye si fëmijë ka lënë prindërit e tij birësues miliarderë për t’u kthyer te mamaja dhe babai i tij i vërtetë.

Marketing

Mei Zhiqiang ishte vetëm dy vjeç kur u rrëmbye nga jashtë shtëpisë së tij në provincën Yunnan nga trafikantët e njerëzve dhe u shit te një familje në vitin 1997.

Megjithatë, më vonë ai u braktis nga ata më vonë për shkak se ishte ‘shumë i hollë dhe i vogël’. Megjithatë, Mei u pranua nga një familje tepër e pasur në provincën juglindore të Fujian.

Sipas raportimeve, prindërit e tij të rinj besonin se ‘studimi ishte i padobishëm’ dhe Mei filloi të punonte për spitalin e tyre pasi mbaroi shkollën e mesme.

27-vjeçari tha për gazetën kineze Jiupai News se ai gjithmonë kishte një ndjenjë se ai nuk ishte djali i tyre biologjik.

Që kur ai u zhduk, prindërit e lindjes së Meit, Mei Xianhua dhe Pan Chang’e, kanë qenë në kërkim të dëshpëruar për të.

Duke folur më parë për kalvarin e tyre, babai i Meit i përshkroi ata si ‘dy njerëz të çmendur’ që kërkojnë fëmijën e tyre.

Ata thanë për mediat vendase se nuk mundën ta festonin kurrë siç duhet Festën e Pranverës, e cila shënon fillimin e një jete të re, ndërsa ai ishte ende i zhdukur. Motra e madhe dhe vëllezërit më të vegjël të Meit festonin ditëlindjen e tij çdo vit.

Por duke mos e humbur kurrë shpresën, nëna dhe babai i tij biologjik blenë një shtëpi për Mei, duke besuar se një ditë ai do të kthehej tek ata.

Dhe pas më shumë se dy dekadash shprese dhe pritjeje, Mei më në fund u ribashkua me prindërit e tij në qershor të vitit të kaluar. Një mik i nënës dhe babait të Meit, Du Xiaohua, i ndihmoi ata të përputheshin me ADN-në e djalit të tyre.

Që kur la prindërit e tij birësues dhe shkoi në shtëpi, Mei ka filluar të punojë në biznesin e furnizimeve të hoteleve të familjes.

Marketing