Ka folur për mediet greke babai i 28-vejçares që u rrëmbye dhe u përdhunua nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar në Korinthos të vendit fqinj.

Marketing

Babai i të resë është shprehur i revoltuar dhe tejet i shqetësuar për të bijën dhe dy nipërit e tij. Ndërsa nuk nguroi të thoshte se ka arritur në atë pikë sa që po të kishte pistoletë do ta vriste ish-dhëndrin e tij shqiptar.

“Si nuk mendoi në asnjë moment për dy fëmijët e tij, që do t’i linte jetimë, nëse im bij do të kishte vdekur. Kam arritur në atë pikë sa që po të kisha pistoletë do ta shtypja këmbëzën. Çfarë borxhi i kanë fëmijët? Ai duhet të burgoste përjetë nga drejtësia greke. Akoma nuk e kam marrë veten nga ajo që ndodhi. Jam shumë i tronditur”, citohet të ketë thënë babai i 28-vjeçares, e cila ka dalë sot nga spitali. Ajo është duke u rikuperuar dhe duke kaluar kohë me dy fëmijët e saj, bëjnë me dije mediet greke.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku sipas denoncimit të 28-vjeçares, autori kishte parkuar automjetin jashtë banesës së saj në Almyri Korinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe ta ketë futur në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë. Të zhveshur dhe të pambrojtur, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint , ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte.

Kjo nuk ishte hera e parë që 33-vjeçari rrihte ish-gruan. 33-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj sërish disa muaj më parë. Sipas informacioneve, në ditët në vijim pritet të dëshmojnë dëshmitarë nga ambienti miqësor dhe familjar i 28-vjeçares.

Marketing