Një punonjës i Zyrës Postare, Shupenzë, është vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Marketing

Sipas policisë A. N., 53 vjeç dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga shtetasja M. T.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. N., 53 vjeç,  banues në Bulqizë, punonjës i Zyrës Postare, Shupenzë.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga kallëzimi i bërë nga shtetasja M. T.,  dyshohet se 53-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga shtetasja M. T.

Marketing