Policia në Itali arrestoi një infermier mbi akuzat se ka mashtruar se ka dhënë vaksina anti-COVID për të paktën 45 persona, ashtu që të merrnin certifikatën shëndetësore, duke hedhur vaksinat në mbeturina dhe duke u vënë fasha “pacientëve” të tij që askush të mos dyshonte.

Marketing

Policia në Ancona, ka vënë në arrest shtëpiak edhe katër bashkëpunëtorë duke i akuzuar se gjetën persona që janë kundër vaksinës të cilët ishin të gatshëm të paguanin për pasaportë mjekësore se sa të merrnin dozat. 45 personat që dyshohen se morën pasaportat si pjesë e mashtrimit, janë nën hetim, raporton AP.

Policia filmoi infermierin në punë, ku ai derdhte përmbajtjen në koshin e mbeturinave ndërsa bënte sikur ua injektonte pacientëve në krah. Më pas u vendoste edhe fashën.

Të dyshuarit akuzohen për korrupsion, falsifikim të informacioneve dhe përvetësim. /albora.ch/

Marketing