Operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, vë në pranga 36 vjeçarin nga Lezha, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Marketing

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Belgjika dhe Interpolit të të dy vendeve, për vendndodhjen e shtetasit shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Avenue”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Bruksel, Belgjikë, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, u bë e mundur kapja, nga FAST Belgjika, e shtetasit Mariglen Përgjini, 36 vjeç, lindur në Manati, Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore, transmeton albora.ch.

Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albora.ch/

Marketing