Historia e Alan dhe Jeff Bates është prekëse. Dy vëllezërit binjakë nga Anglia ishin të pandarë gjatë gjithë jetës së tyre. As vdekja nuk arriti t’i ndajë, pasi tre orë pas vdekjes së njërit, vdiq edhe tjetri. Ata u varrosën së bashku në të njëjtin arkivol.

Marketing

Dy vëllezërit vdiqën nga sëmundje të ndryshme muajin e kaluar në moshën 70 vjeçare.

Vajza e Alan e dinte se babai i saj kishte vetëm pak muaj jetë kur u diagnostikua me kancer në fyt, dhe shëndeti i tij po përkeqësohej me shpejtësi.

Megjithatë, ajo pranoi se ishte surreale të mësonte se xhaxhai i saj kishte vdekur tashmë nga mosfunksionimi i organeve të brendshme ndërsa ajo udhëtoi për t’i thënë lamtumirë babait të saj.

Vajza 40-vjeçare e Alan tha: “ Ishte vërtet surreale. Vëllai im dhe unë duhej të udhëtonim nga Sheffield në Coventry për ta parë atë. Por në gjysmë të rrugës, morëm një telefonatë dhe mësuam se xhaxha Xhefi kishte ndërruar jetë. Arritëm aty ku ishte babai dhe pas 15-20 minutash ai vdiq.”

Vajza e Geoff tha se ishte shkatërruese që dy vëllezërit vdiqën në të njëjtën ditë, por nga ana tjetër ishte ngushëlluese që ata “u larguan” nga kjo botë së bashku.

“Të vinin në këtë botë së bashku dhe të largoheshin nga kjo botë së bashku ishte ngushëlluese në një farë mënyre. Dhe tani ata janë bashkë përgjithmonë, krah për krah.”

Marketing