Vatër Hyseni nga Ferizaj është një vajzë tejet e veçantë, sidomos pë punën që ajo bënë si salduese.

Marketing

Inxhinerja 23 vjeçare që e dashuron punën e saj si salduese tregon historinë e saj të lindjes, shkollimit e në fund punës pasi punën që ajo bënë, në Kosovë është punë meshkujsh dhe se është nder femrat e para që punon si salduese por që është e diplomuar si inxhinere e mekatronikes.

Në një intervistë ekskluzive për Albora.ch, Vatër Hyseni ka treguar se ka lindur në Francë derisa fëmijerinë e saj e ka kaluar në Kosovë. Ajo është diplomua në Universitetin UBT drejtimin e menaxhmentit të mekatronikes.

Thuhet se Vatra është e para femër salduese në Kosovë pasi një punë e tillë me hekur dhe kapjen e tij më zjarr gjithemonë e kanë berë meshkujt.

“Nuk e di nese jom salduesja e parë femër në Kosovë, por jam salduesja e parë femër që diplomon në Qendrën për Aftësim Profesional në Ferizaj. Për faktin që jam salduesja e parë femër në Ferizaj ndihem deri më një masë krenare me vetën dhe më jep një ndjenjë të përgjegjesisë në aspektin që mund te jem rol model për të rinjtë dhe këdo që dëshiron të ndjek pasionin dhe ëndrrat e tyre dhe shpresoj që po jap shembull të mire” ka thenë ajo.

Vatër Hyseni gjatë punës

23 vjeçarja më pas tregon se asnjëherë nuk e kishte menduar se do merrej më saldim por që gjatë studimeve ajo kishte filluar ta pëlqej atë dhe se kisht një kurreshtje pë ketë punë derisa filloj edhe të bëhej shumë zbavitëse.

“Me saldimin si proces kam fillu më u interesu meë shumë gjatë studimeve, nuk e kom pasë në listën e gjerave që kom pasë më i arrit në karrierë, ka fillu si nje shkendijë e vogël e interesimit, m’ka ngjallë kurreshtje, e më pas duke e praktiku behëj cdo herë e më zbavitëse në aspektin që kërkon shumë vemëndje, disiplinë dhe mjeshtri.

Tani punoj në fabrikën e veglave “Plus”, e cila punë gjithashtu është mjaftë përmbushese, të kesh mundësi të mësosh praktikisht proceset dhe maqinat që i kemi mësu vetëm në teori, të mësosh proceset se si shkojnë hap pas hapi.

Të kesh mundësi të punosh dhe studiosh standardet dhe etikën e punës e cila vlerësohet edhe jashtë Kosovës në mesin e shumë punëtorëve qe kane të njëjtin pasion dhe vullnet, është mahnitëse” ka treguar vajza e cila punon si salduese por që çmohet për përkushtimin e saj në punë dhe efikasitetin e treguar.

Vatra ka treguar se në fabrikë ku aktualisht edhe punon është mirëpritë mire dhe se gjithkush ka qenë i gatshem më I ofru informacion lidhur më të gjitha proceset inxhinierike, duke përfshirë edhe repartin e saldimit.

Ajo ka thenë se deri më tani nuk ka hasë në pëngesa apo diskriminim dhe se më kolegët e saj ka një komunikim të mrekullushëm dhe se është pranuar mië aty, deri e njejta nuk I kishte ndodhur në trajtimin në Qendrën për Aftësim Profesional në Ferizaj

“Në fillim trajnimin e kom përfundu në Qendrën për Aftësim Profesional në Ferizaj, si institut m’kanë mirepritë, pak në fillim trajneri ka ngurru për prezencën time në trajnim për saldim por më komunikim të mirë dhe me pak këmbëngulje kemi arrit në një mirëkuptim” ka treguar ajo nga përvoja e ngritjes profesionale të saj si salduese.

Vatër Hyseni ka treguar se edhe pse ka lindur në Francë e dëshiron shumë jetën e Kosovës dhe nuk e sheh vetën jashtë Kosovës për jetesë apo punë, por që ka deshirë të madhe që të vizitoj vende tjera për kulturën e jetesës por më shumë për kulturën e punës dhe dinamiken e punës dhe qasjen rreth probleme inxhinerike.

Në pyetjen nesa Vatra ka deshirë të jetoj jashtë Kosovës ashtu siç kanë zgjedhur shumë të rinjë, ajo tha se lidhjen që e ka më vendin e saj Kosovën nuk do të mund të gjente në ndonjë shtet tjetër.

“Për momentin nuk e shoh vetën duke jetuar jashtë Kosovës, do të doja të kisha mundësi dhe lirinë të vizitoja vendet jashtë Kosovës për të parë kulturën në vendet e jashtme, jo vetëm kulturën e jetesës por edhe kulturën e punës, të kem mundesi të shoh se si popujt e tjerë përkujdesën për shtetin e tyre, do të doja të kisha mundësi të përjetoj se paku një herë dinamikën e punës dhe qasjen rreth problemëve inxhinierike e gjithashtu të mësoj informata të reja, teknologjinë moderne dhe të përditesuar të vendeve të zhvilluara. Nëse më jepët mundësia të kryej projekte disa mujore jashtë Kosovës do ta pranoja por të filloj një jetë të përhershme jashtë Kosovës, jo” është treguar e prerë 23 vjeçarja nga Ferizaj.

Lidhja dhe perkrahja qe e kam ne Kosove nga familja, shoqeria, nga njerezit qe punoj me ta, nga mentoret e mi, nuk besoj qe do te mund ta gjeja jashte Kosoves kete ndjenje te perkatesise

Porosia nga Vatra:

Unë shpresoj që jam duke dhenë një shembull dhe rol model të mirë për të gjithë njerëzit, jo vetëm femrat, por për të gjithë që duan të ndjekin ëndrrat e tyre qofshin të rinjë apo të moshuar e sidomos në Kosovë, ku për momentin mundesitë janë paksa të limituara duke e marrë parasysh izolimin që e kemi.

Më pak durim, përkushtim, interesim dhe vullnet të mirë, duke pasur kujdes për të mos lenduar vetën dhe të tjerët, mund të arrihen ëndrrat që disa përsona i kanë mbyllur diku më frikën që në ketë vend nuk mund të arrihen.

A.Jahaj, Albora.ch

Marketing