Pacientët e varur nga droga që janë pjesë e projektit zyrtar të qeverisë aktualisht mund të marrin heroinën me recetë, sipas kritereve shumë strikte. Një nga kushtet është që personat e varur të marrin dozat e tyre ditore përmes 22 qendrave të specializuara të shpërndarjes.

Marketing

Programi ka funksionuar në këtë mënyrë që nga fillimi i tij në 1994, por qeveria tani thotë se arritja në ambientet zyrtare të shpërndarjes është e vështirë për shumë persona të varur dhe ajo dëshiron të zgjerojë shpërndarjen për të përfshirë shtëpitë e të moshuarve, farmacitë, spitalet dhe burgjet.

“Ne duhet t’i lehtësojmë këto rregulla për t’u shërbyer më mirë nevojave të pacientëve”, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp.

Rishikimi i propozuar tani është “nën konsultim” deri më 30 shtator. transmeton The Local.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing