Javën që lamë pas është mbajtur festivali i XV mbarëkombëtar “Pianisti i Ri 2022”.

Marketing

Në këtë garë morën pjesë shumë fëmijë e në mesin e tyre ishte edhe Lisa Abdullahu nga Mitrovica.

6-vjeçarja, e cila mori pjesë për herë të parë në këtë garë, arriti ta rrëmbejë vendin e tretë në kategorinë junior.

Por, Lisa së bashku me mësuesen e saj të pianos, Saranda Kutllovci-Syla, i kanë treguar eksperiencat e tyre në këtë festival të hënën në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”

“Lisa, është një fëmijë shumë i talentuar. Ajo filloi të merret me piano që nga mosha 5 vjecare, dhe menjëherë e kuptuam që ka talent për këtë”, tha Kutllovci-Syla në T7.

Ndërkaq, Lisa tha që herën tjetër do ta zë vendin e parë.

“Këtë herë e kam zënë vendin e tretë , pastaj do ta zë vendin e dytë, e më pas të parin”, tha 6 vjeçarja në “#Gjesi”.

Përveç talentit që ka për piano, Lisa është shumë e mirë edhe në gjuhën angleze, që përgjatë emisioni nuk hezitoi të flas edhe në këtë gjuhë.

Ndryshe, Lisa në shtator të këtij viti do ta fillojë klasën e parë.

Për ta shikuar të plotë intervistën, shikojeni në video.

Foto: Screenshot

Marketing