Ish-princi Harry ka vendosurt të kthehet në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar por  nuk ndihet I sigurtë, prandaj ai po kërkon t’i rikthehet eskorta përcjellëse që ka pasur.

Marketing

Atij i ishte hequr mbrojtja e Scotland Yard kur dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore. Por tani, për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar ai dëshiron një shoqërues dhe është i gatshëm të paguajë për të garantuar sigurinë e Meghan dhe dy fëmijëve të saj transmeton albora.ch.

Sipas gazetës The Guardian, avokatët e Sussex-it, pas vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për të udhëtuar në Angli, i kishin dërguar një letër Ministrisë së Brendshme në të cilën kishin paralajmëruar se do të merrnin masa ligjore nëse duka dhe dukesha nuk do të kishin një shoqërim i vazhdueshëm gjatë vizitës së tyre në MB. Gazeta thekson se Harry do të ishte i gatshëm të paguante nga xhepi i tij për të siguruar sigurinë e familjes së tij. Dhe se nuk do të donte më të ishte në situatën e sulmit nga paparacët, siç ndodhi me rastin e inaugurimit të shtatores kushtuar nënës së tij, princeshës Diana, rasti i parë zyrtar, për të, pa eskortë./albora.ch/

Marketing