Në Zvicër ka hapur dyert për fëmijë edhe një tjetër shkollë e mësimit të gjuhës shqipe.

Kësaj radhe është hapja e shkollës shqipe në Kreuzlingen të Zvicrës.

Marketing

Njëra nga mësueset e kësaj shkolle, Albana Bejta –Gjocaj, në intervistë për Albora.ch, tha se hapja e shkollave në gjuhën shqipe, vijon si përpjekje e vazhdueshme e mësuesve të shkollës shqipe në Zvicër dhe prindërve për ta bërë shkollën shqipe sa më të afërt për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.

“Iniciativa ime për këtë shkollë ishte e kahmotshme, por më në fund ja dolëm.”Dita e mirë shihet në mëngjes“ e them gjithmonë, nga ajo se qysh në start është një numër solid i nxënsëve, numër ky që shpreson pritje të kënaqshme” thotë mësuesja e kësaj shkolle, Albana Bejta –Gjocaj.

E pyetur se cilat janë pritjet e saja, për këtë shkollë, ajo tha se “Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën“, andaj beson shumë së do të arrijnë të bëjnë më të mirën për fëmijët e kësaj shkolle.

Sipas Bejta-Gjocaj, kjo shkollë u bë e mundur të hapej në bashkëpunim me LAPSH, derisa kërkoi nga ministria e arsimit që të bëjë më tëpër për shkollat shqipe në diasporë./albora.ch/

Marketing