Dy persona me thika janë futur në një shkollë të mesme në Suedi të hënën dhe kanë vjedhur kompjuterët nga nxënësit, njofton BBC.

Marketing

Personat e maskuar janë futur në një klasë të shkollës në Vasteras ndërsa po mbahej mësim.

Hajdutët morën gjithë kompjuterët e klasës, por u detyruan të lëshonin disa prej tyre pasi mësuesit filluan t’i ndiqnin.

Asnjë nxënës apo staf i shkollës nuk është lënduar. Lëndime mori një kalimtar që tentoi të intervenonte. Por, lëndimet ishin të lehta.

Policia nuk ka dhënë detaje të plota të kësaj grabitje, por vetëm se kanë marrë informatë se disa hajdutë kanë detyruar nxënësit të dorëzojnë pajisjet e tyre elektronike.

Tobias Ahlen, zëdhënës i policisë në Vasteras, ka thënë se policët po patrullojnë zonën.

Drejtori i shkollës Henrik Pettersson, ka thënë se një numër i nxënësve nuk janë ndierë mirë gjatë pasditës.

“Shumë kanë qenë të pikëlluar, dëshpëruar apo shokuar që kanë parë një ngjarje të tillë të tmerrshme”, ka thënë ai për “Aftonbladet”. “Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në shkollë”.

Marketing