Një grua ka treguar se si ajo u sulmua nga rojet e lokalit të cilët arritën t’i vidhnin dhe telefonin pasi i thanë se ishte “shumë e shëmtuar” për të hyrë në lokal.
Claire Sidebottom, 39 vjeçe filloi të filmonte stafin i cili qëndronte në derën e Bar Rogue Piccaduilly Gardens, Manchester kur ata e ndaluan atë për shkak të pamjes së saj, raporton The Sun, përcjellë albora.ch.
Më pas, ata e kapën nga rripi i çantës dhe e tërhoqën me forcë ndërsa qeshnin me të.
Gjatë incidentit në qendrën e qytetit të Mançesterit, Sidebottom i ra telefoni para se të dëgjonte një nga rojet tek bërtiste: “Kape dhe vrapo”.
Policia që hetoi incidentin arriti të kapte një nga rojet. Në Minshull Street Crown Court, Manchester, Christopher Cash, 33 vjeçe, nga Edgeley, Stockport, pranoi grabitjen, sulmin dhe posedimin e një arme dhe u urdhërua t’i paguante Sidebottom 1000 £ kompensim./albora.ch/