Një grua në Greqi ka gjetur vdekjen pasi tentoi të hynte në banesën e saj përmes ballkonit të fqinjëve. Mediat në vend raportojnë se nëna 36-vjeçare kishte harruar çelësat dhe tentoi të hynte në shtëpinë e saj nga banesa tjetër.

Marketing

Por, ndërsa përpiqej të bënte kalimin ajo rrëshqiti dhe ra në një hapësirë të zbrazët duke gjetur vdekjen. Banesa e saj ndodhej në katin e tretë.

Ngjarja si duket ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:30, kur 36-vjeçarja kuptoi edhe që kishte mbetur e mbyllur jashtë. Pas aksidentit ajo u dërgua në spital ku konstatua e vdekur.

Marketing