Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi kanë dhunuar efektivët e policisë si edhe kanë shkaktuar dëme materiale në makinën e patrullës.

Marketing

Mësohet se shqiptarët e arrestuar të moshës 40 dhe 21 vjeç, janë babë e bir dhe se dyshja pritet të paraqitet para gjykatës për t’u njoftuar me dënimin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 14 Korrik në Selanik.

Policia shkoi në lagjen ku jetonin dy shqiptarët, pasi kishin marrë një telefonatë për prishje të qetësisë publike, pasi familja shqiptare kishte organizuar një festë në shtëpi me muzikë, gjë që ka bezdisur fqinjët.

Por me sa duket familja shqiptare nuk e mori mirë ardhjen e policëve, e për pasojë babë e bir të cilët u arrestuan sulmuan policët dhe i dëmtuan makinën e patrullës me gurë.

Mediat greke raportojnë se familja shqiptare i përket komunitetit rom

Marketing