Kur je në një vend të huaj gjuha shpesh të penalizon, madje në disa raste bëhet dhe pengesë për të kërkuar ndihmë.

Marketing

Por ky nuk ka qenë rasti i një 28-vjeçareje shqiptare e cila në Kretë dhe dhunoj nga bashkëshorti , shkruan “Protothema”.

Ajo ka shkuar në një kafene e cila ndodhej pranë banesës së saj dhe duke qenë se nuk dinte greqisht përmes Google translate ka shpjeguar se çfarë po i ndodhte dhe ka kërkuar ndihmë.

Pas denoncimit të së resë, oficerët e policisë e arrestuan 44-vjeçarin për dhunë në familje.

28-vjeçarja shqiptare ndodhet në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme. Megjithatë si viktimë e dhunës në familje mbrohet me ligj dhe nuk ndaj saj nuk do të nisin procedurat e dëbimit.

Marketing