Një studente është aksidentuar rëndë në Selanik, shkruajnë mediat greke, përcjell Albora.ch.

Marketing

Siç raportohet, vetura i përket një  44-vjeçarit i cili ia kishte dhënë hua mikut të tij 30-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve, 44-vjeçari është lokalizuar, ka dhënë një deklaratë në policinë rrugore dhe ka pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin e vajzës, pasi sipas pretendimeve të tij, Skoda me ngjyrë gri të errët drejtohej në orët e para nga 30-vjeçari, me të cilin janë miq dhe ia kishin dhënë hua atë ditë.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është i markuar dhe ka angazhuar disa herë autoritetet policore në të kaluarën, kryesisht për raste droge. 44-vjeçari pronar i ligjshëm i mjetit ka shqetësuar edhe në të kaluarën policinë.

Sulmuesi deri më tani nuk është identifikuar zyrtarisht nga policia si drejtues i veturës, por konsiderohet si formalitet dhe ai është i dyshuari “numër një”. Për lokalizimin dhe arrestimin e tij, pa skaduar procedura automatike 48-orëshe, është ngritur gjueti nga EL.AS.

Bëhet e ditur se makina që ka përplasur dhe plagosi rëndë 21-vjeçaren është gjetur mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xhami të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut. Qytetarët që ndodheshin para ngjarjes, kishin arritur të regjistronin numrin e automjetit dhe ia dhanë policisë që mbërriti në vendngjarje.

21-vjeçarja po lufton për jetën

Mendohet se gjithçka ndodhi pak pas orës 01:00 të së martës kur makina gri e errët, goditi të renë e cila me siguri po kalonte rrugën në lartësinë e Kamarës dhe më pas u bë “ tym”.

Skenat që pasuan mund të kishin qenë direkt nga një film, pasi qytetarët që dëgjuan zhurmën dolën me shpejtësi në rrugë për të parë se çfarë ndodhi, i bërtitën shoferit të ndalonte.

Në fakt drejtuesi i mjetit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish 21-vjeçaren., ndërsa është plagosur rëndë në asfalt.

Vajza fatkeqe vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou në Selanik. Që në momentin e parë që ekipet e shpëtimit të EKAV-ut kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, ndërsa pas mbërritjes në spital ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh ndër të tjera në kokë ku ka lëndime të rënda.

Albora.ch

Marketing