17 persona janë arrestuar në Itali. Banda kishte në përbërje shqiptarë, afrikanë, italianë dhe holandezë, raporton bergamonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Pesë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Mediat italiane bënë të ditur se grupi trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara .

Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. 24 kg kokainë janë sekuestruar, 300 mijë euro dhe një armë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë. /albora.ch/

Marketing