Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që sot hoqi të gjitha kufizimet e vendosura anti Covid-19, ani se ka numër rekord të rasteve me variantin Omicron. Kështu, Danimarka raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore.

Marketing

Shteti skandinav e hoqi masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Të njejtën gjë thuajse e bëri edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit që lëm pas.

Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator dhe po ashtu numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.

Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.

Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind. /albora.ch/

Marketing