Këtë javë në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, derisa të ndaluarit kanë përkrahje si asnjeherë tjetër nga populli i Kosovës.

Marketing

E gjithë Kosova e Diaspora shqiptare janë gjithë sy e vesh kah Gjykata e Hagës, derisa atje po gjykohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa Marshi për Drejtësi tregoi mbështetjen që ata kanë nga populli i Kosovës duke mos harruar diasporen e cila protestoi ditën e filimit të gjykimit në Hagë, ku morën pjesë mijëra vetë.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, më (3 prill), i dëgjuan akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan Albora.ch.

Në këtë formë ka nisur zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët që dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Protesta e diaspores para Hagës

Derisa gjykimi po vazhdonte, shumë bashkatdhetarë nga e gjithë Evropa kanë udhëtuar drejt Holandës për të marrë pjesë në protestën kundër gjykimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Derisa gjatë së dielës në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësi, në mbështetje të tyre, ku morën pjesë mijëra vetë.

Përfundon “Marshi për drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së
Marshi për drejtësi në Prishtinë

Deklarimi i tyre: Të pafajshëm në të gjitha akuzat

Nga ana tjetër, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë gjykimit në Hagë ka thënë që është i pafajshëm.

E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ish-kreu i UÇK-së tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.

E njëjta ndodhi edhe me ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, i cili është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm.

Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.

“E shprehi paknaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm në të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Krejt çka ndodhi në fillimin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë  (video) – Epoka e Re
Foto e bere scren nga video e gjykimit

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë.

Mbi ish-krerët e UÇK-së rëndojnë akuza për krime lufte.

Derisa pak më ndryshe ndodhi për ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë që e kupton aktakuzën me ndryshime që rëndon ndaj tij, por që nuk pajtohet me të.

Krasniqi deklaroi para trupit gjykues se nuk mban përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lesoi prokurorja. Aktakuzën e kuptoj kështu siç është por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, ka thënë Krasniqi.

Një ditë më vonë fjalën e ka pas mbrojtja për ish-krerët e UÇK-së, e që sot Jakup Krasniqi para trupit gjykues tha se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.

“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, tha ai.

Prandaj, Krasniqi tha se “deklaratat e mia duhet të shihen si pjesë e propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”.

Ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

Albora.ch

Marketing