Zvicra dënohet Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Marketing

Përmes një vendimi të publikuar, të martën, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), tha se ndalimi i demonstratave publike në Zvicër, ishte joproporcional dhe një shkelje e të drejtës për lirinë e tubimit.

Ajo urdhëroi autoritetet zvicerane të paguanin kompensim prej 3,000 € (3,074 CHF) organizatës sindikaliste nga Gjeneva, e cila nuk u lejua të organizonte një tubim më 1 maj 2020, shkruan swissinfo.

Sindikatat e ndërpreu tubimin, por paraqitën ankesë në të njëjtin muaj.

Gjykatësit e GJEDNJ-së thanë se ata nuk e nënvlerësuan kërcënimin e pandemisë, por se “në dritën e rëndësisë së lirisë së tubimit paqësor në një shoqëri demokratike […] nërhyrja […] nuk kishte qenë proporcionale me qëllimet e ndjekura”.

Gjykata tha gjithashtu se gjykatat zvicerane nuk arritën të kryenin “një rishikim efektiv të masave në fjalë gjatë periudhës përkatëse”.

Qeveria zvicerane shpalli të jashtëligjshme të gjitha ngjarjet publike dhe private në mes të marsit 2020 në përpjekje të parandalimit të pandemisë Covid. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing