Këngëtari i njohur Gjon’s Tears ka qenë së fundmi i ftuar në “A live Night”. Ai ka folur për jetën e tij personale si dhe atë profesionale por ka kënduar dhe këngët e tij më të suksesshme.

Marketing

Jo vetëm kaq por ai u ndal te bullizmi ndër të tjera. Gjon tha se kur ka konkurruar tek “Albania’s Got Talent”, ka marrë edhe komente negative. “Kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook”, tha ai.

Mirëpo, këngëtari tha se njerëz të tillë do të ketë gjithnjë dhe me rëndësi është që të jesh i përgatitur.

“Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj star fëmijën por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe. Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë, se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë. Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, theksoi këngëtari.

Marketing