Gjobë prej 2000 frangash për shkelje të rregullave të karantinës anti-Covid, është dënimi ndaj ish-kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Credit Suisse, António Horta-Osório, sipas një padie.
Një vit më parë, paraardhësi i tij Urs Rohner kishte mbledhur 4.7 milion CHF. Duke e marrë këtë shifër si referencë dhe duke e krahasuar atë me pagën mesatare të një punonjësi zviceran (shifra e fundit në dispozicion 78,400 franga) duket se dënimi i vendosur ndaj Horta-Osório ka të njëjtin efekt në të ardhurat e tij, si një gjobë prej 34 frangash për një qytetar të zakonshëm, shkruan ticinionews, transmeton albora.ch.
Ai më 27 nëntor kishte shkelur rregullat në lidhje me karantinën anti-Covid dhe për këtë atioj do t’i duhet të paguajë. Zyra e prokurorit në Uznach (SG) ka lëshuar një padi kundër tij, por ka ende kohë për të apeluar dënimin./albora.ch/