Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ndaluar punimet e gazsjellësit të diskutueshëm “Nord Stream 2”, pas veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore.

Marketing

Scholz njoftoi ndalimin e certifikimit të gazsjellësit nga Rusia, teksa fliste bashkë me kryeministrin irlandez, Michael Martin ditën e sotme në Berlin.

Gazsjellësi, i cili do të rriste varësinë evropiane nga energjia që vie nga Rusia, ka qenë një burim i madh diskutimesh në Evropë si dhe në Shtetet e Bashkuara për vite me radhë, transmeton albora.ch.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet të rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Duket shumë teknokratike, por është hap i nevojshëm administrative për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit”, tha Scholz.

Pa iu nënshtruar procesit të certifikimit ose miratimit, tubacioni nuk mund të fillojë të funksionojë.

Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë nga Rusia ky është vendimi i parë që një nga shtete evropiane merr në drejtim të Rusisë./albora.ch/

Marketing