Gjermania po përballet me rritje të rasteve me koronavirus pavarësisht se më shumë se gjysma e popullsisë është imunizuar me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Marketing

Rastet janë rritur shumë në Gjermani, veçanërisht në Berlin, që ka shënuar numrin më të madh të rasteve në 100,000 banorë në shtatë ditë.

Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch tha se në Berlin shkalla e incidencës brenda shtatë ditëve ishte 1,473. Në Gjermani, 41.7 milionë banorë nga popullsia prej 82 milionë banorësh, sipas këtij instituti, janë imunizuar me dozën përforcuese.

Qeveria gjermane tha se situata në njësitë e kujdesit intensiv ishte nën kontroll dhe 16 për qind e shtretërve spitalorë aktualisht janë të zënë me pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19. Megjithatë, spitalet gjermane shpejt do të përballen me numër të madh të pacientëve për shkak të valës së shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit, tha virologu Oliver Keppler.

“Unë mendoj se klasifikimi i shpeshtë i Omicronit si variant i ‘butë’ do të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha Keppler për dpa.

Situata në Gjermani është e vështirë për shkak të moshës mesatare të vendit, që është e lartë, por edhe numrit të njerëzve të pavaksinuar, tha Keppler.

Mijëra gjermanë kundërshtuan masat e vendosura për ta frenuar koronavirusin dhe vaksinimin e detyrueshëm dhe më 22 janar u protestuan në mbarë vendin./albora.ch/

Marketing